Vetëvendosja në Prizren prezanton një aderim të ri
Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren njoftoi për një aderim të ri në radhët e saj, përcjell Gazeta e Prizrenit
“Me kënaqësi të madhe e mirëpresim Lirim Jahajn në radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren. Aktivizmi i tij politik dhe përvoja e gjatë në organizata të ndryshme ndërkombëtare e bëjnë atë një vlerë të shtuar për lëvizjen tonë dhe për angazhimin tonë.
Përkushtimi i tij për të drejtat e qytetarëve, për transparencën dhe për zhvillimin e vendit është dëshmuar ndër vite, dhe tani, si pjesë e VETËVENDOSJE!-s, ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për të ardhmen e Kosovës.
Bashkë do të punojmë për një shtet të fortë e të drejtë, ku interesi i qytetarëve është gjithmonë në radhë të parë!”, thuhet në njoftim/ Gazeta e Prizrenit