WhatsApp po teston emrat e përdoruesve, duke mundësuar fshehjen e numrit të telefonit
WhatsApp, aplikacioni i njohur në pronësi të Metës, po punon për të sjellë një funksion të shumëpritur: emrat e përdoruesve unikë.
Aktualisht, WhatsApp identifikon përdoruesit vetëm përmes numrit të telefonit, por kjo po ndryshon me versionin beta 25.17.10.70, ku kompania po teston krijimin e emrave të përdoruesve.
Sipas WABetaInfo, përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë një emër unik që përbëhet nga shkronja dhe numra, pa përdorur shenja të veçanta përveç pikave dhe nënvizimeve. Për arsye sigurie, emrat nuk mund të fillojnë me “www.” apo të përfundojnë me domene si “.com”, për të parandaluar mashtrimet.

Funksioni është ende në zhvillim dhe nuk është ende i disponueshëm për publikun, por pritet të lançohet së shpejti, duke sjellë një përmirësim të rëndësishëm në privatësinë dhe identifikimin në WhatsApp.