18-10-2024

WhatsApp së shpejti me risi për përdorimin e llogarive në një telefon

Pronari i Meta, Mark Zuckerberg, prezantoi një veçori të re në WhatsApp që lejon përdoruesit të përdorin dy llogari në një telefon. Duke bërë një njoftim në Facebook, Zuckerberg tha: “Së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit”. tha ai.

Nga WhatsApp thanë se përditësimi do të bën të mundur kalimin midis llogarive personale dhe atyre të punës ose një llogarie të së njëjtës natyrë.

Është thënë se kështu, përdoruesit nuk do të kenë nevojë të mbajnë telefona shtesë.
WhatsApp do t’ju lejojë të shtoni dy llogari në një pajisje të vetme, për sa kohë që keni një numër të dytë telefoni ose një telefon që mbështet eSIM ose dual/multi-SIM.

Asnjë koment

Comments are closed.