Xeni thyen karantinën, kur kthehet në shtëpi gjen policinë
Këngëtari i njohur, Shkëlzen Jetishi, ka treguar se fillimisht nuk e ka marrë seriozisht karantinën, madje një ditë ka dalë dhe kur është kthyer në shtëpi ka gjetur policinë aty.
Në një lidhje ‘live’ me edicionin e fundit te emisionit “Ftesë në 5”, ai ka treguar se ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por se ai nuk e kishte marrë shumë seriozisht situatën.
“Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia
më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë”, tregoi këngëtari.