29-07-2025

Xhaka fluturon drejt Anglisë, nesër kryen testet mjekësore

Granit Xhaka po rikthehet në Premierligë. Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano raporton se Xhaka tani është duke fluturuar tani drejt Anglisë së bashku me agjentin e tij, për t’u bashkuar me klubin anglez, Sunderland.

Sipas tij,  Xhaka nesër do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore, para zyrtarizimit.

Kujtojmë që skuadra angleze do t’ia paguajë 20 milionë euro Leverkusenit për shërbimet e tij.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1949917236564578368

Ylli kosovar do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me skuadrën që është kthyer në elitën e futbollit anglez. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.