Xhaka, lojtari i ndeshjes Francë – Zvicër
Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Francë-Zvicër.
Xhaka ka qenë kreator i mesfushës sonte për Zvicrën në më shumë se 120 minuta lojë, ndeshje të cilën Zvicra e fitoi me penallti.
Xhaka asistoi edhe në golin e tretë të Zvicrës për Mario Gavranovic, gol i cili çoi në shtesa dy herë nga 15 minuta ndeshjen.
Pas këtij angazhimi, UEFA e ka shpallur Xhakën si lojtarin e ndeshjes.
Zvicra ka kaluar në çerekfinale ku do të përballet me një gjigant tjetër europian, Kombëtaren e Spanjës. /GazetaExpress/