13-11-2025

Xhaka vjen me një postim pak ditë para përballjes me Kosovën

Granit Xhaka ka postuar në Instagram një fotografi pak ditë para ndeshjes së rëndësishme kundër Kosovës në xhiron e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ai ka thënë, “Jo rrugës së shkurtër. Vetëm punë e vështirë, disiplinë dhe pasion për lojën.”

Kosova do të përballet kundër kombëtares së Zvicrës me 18 nëntor ku do të jetë edhe ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja për të bërë ëndrrën realitet dhe për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.

Asnjë koment

Comments are closed.