Xhakës i hiqet shiriti i kapitenit
Mesfushorit Granit Xhaka i është hequr shiriti i kapitenit në ekipin e Arsenalit, ka konfirmuar menaxheri Unai Emery.
Emery po ashtu ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang do të zëvendësojë Xhakën në pjesën e mbetur të sezonit.
Emery ka bërë të ditur se e ka njoftuar Xhakën për lajmin në mëngjesin e së hënës dhe ka thënë se Xhaka “ka pranuar” vendimin.
Vendimi i Emeryt vjen një javë pasi Xhaka u përplas me tifozët e Arsenalit në ndeshjen me Crystal Palacen në Premier Ligë. Xhaka kishte sharë tifozët që e fishkëllenin gjatë largimit nga fusha, ndërsa ishte larguar drejt tunelit për të mos u ndalur në bankën rezervë. Më pas Xhaka kishte kërkuar falje pas katër ditësh, duke thënë se “kishte shpërthyer” pas shumë fyerjeve e abuzimeve që kishte përjetuar muajve të fundit./k.net