23-11-2024

Xhavit Haliti ftohet nga Haga

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK’së ka bërë të ditur se është thirrur nga Gjykata Speciale.

Haliti këtë lajm e ka konfirmuar për televizion shiqiptar “ABC”.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri.

Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.