23-11-2024

Xhavit Haliti i bërtet deputetit: O ti me telefon, dil jashtë

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka kërkuar nga një deputetët që mos të flas në telefon gjatë seancës.

“O ti me telefon, ose dil jashtë ose ulu…”, ishte kërkesa e Halitit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar rreth bllokimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili ka mbetur i bllokuar tash e një vjet.

Vlen të theksohet se emërimin e anëtarëve të rinj e pati vonuar presidenti Hashim Thaçi, i cili pas disa muajsh bllokade iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse grupet parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve duhet të kenë përfaqësues në KQZ./Express

Asnjë koment

Comments are closed.