27-11-2024

Xhelozi kuqezi/ Duka i përgjigjet Ademit: Ka qenë dëshirë e futbollistëve për t’iu bashkuar Kombëtares, në Kosovë s’gjetën hapësirë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, (FSHF), Armand Duka i është përgjigjur Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, se Shqipëria po i merr futbollistë Kosovës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Duka u shpreh se është dëshira e futbollistëve nga Kosova për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.

Duka nënvizoi se futbollistë si Daku apo Muja nuk kanë gjetur hapësirë në përfaqësuesen e Kosovës.

“Me Ademin dhe me të gjithë futbollin kosovar kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe faktikisht jam mërzitur dje me humbjen e Kosovës, madje më shumë sesa Ademi apo të tjerët. Por është pak specifike, është pak temë delikate, por nuk shoh asgjë negative, përveçse gjërave pozitive. Nëse do pyesësh çdo qytetar të Kosovës jashtë kufive të Kosovës, nga je? Thonë shqiptar, nuk është ndonjë erezi pse Daku luan për shqiptarët dhe aq më shumë kur është dëshira e tij. Është për t’u shqetësuar kur futbollistët tanë shqiptarë, apo të Shqipërisë, Kosovës apo të Maqedonisë luajnë për Zvicrën apo Gjermaninë, nuk kemi pse të shqetësohemi kur luajnë për Shqipërinë.

Unë i mirëkuptoj, por nuk shkojmë dhe gjuajmë futbollistët që janë në ekipin e Kosovës, kjo nuk ndodh kurrë. Është një dëshirë vetë e futbollistëve, ose nuk kanë gjetur hapësira në Kosovë. Më shumë ka qenë një dëshirë e futbollistëve sesa një kërkesë e jona. Kombëtarja shqiptare do jetë e hapur për çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Shqipërinë, qotë i lindur në Tiranë, Shkup, në Prishtinë “, theksoi ai./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.