23-11-2024

Xhiroja e dytë e Botërorit dhe spektakli shqiptaro-zviceran Xhaka dhe Shaqiri

Shkruan:  Msc. Naif Jahaj

Në xhiron e dytë të Botërorit u zhvilluan lojëra të mrekullueshme, deri te ato dramatike. Kjo fazë nxori në pah edhe shqiptarët e Zvicrës, të cilët edhe përkundër mungesës së kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës po na përfaqësojnë denjësisht, sidomos në ndeshjen e fundit kundër Serbisë, duke përmbysur rezultatin dhe duke shënuar fitore tepër të vlefshme për kalimin e grupit E.

Të gjitha media kombëtare dhe ndërkombëtare komentuan dhe shkruan për performancën dhe festimin e golave të lojtarëve shqiptarë. Por, FIFA ka hapur proces disiplinor ndaj dyshes Xhaka-Shaqiri për festimin e tyre ”provokues ”. Shpresojmë që të mos dënohen, pas festime të tilla shohim anekënd edhe nga lojtarë tjerë.

Zvicrës i duhet vetëm edhe një barazim ndaj Kostarikës që ta kalojë grupin, por nëse Brazili mposhtë Serbinë atëherë Zvicra praktikisht është e kualifikuar tutje. Zvicra i ka gjërat në duart e saj.

Ndeshje interesantë pati edhe në grupin D, ku Kroacia mposhti Argjentinën e Messit me rezultat të thellë 3:0, duke siguruar vendin e parë në grup, praktikisht kualifikimin dhe eliminoi përballjen me Francën në rrethin e parë pas grupeve. Argjentina mbetet të mposhtë Nigerinë në të kundërtën do të përshëndetet nga kampionati,  e që do të ishte dështim për 5 herë topin e artë, Mesin.

Në grupet tjera, gjërat vetëm sa janë sqaruar gjërat dhe se pas kësaj xhiroje në Grupin A, Rusia dhe Uruguai shkuan tutje .

Në grupin B, Spanja dhe Portugalia besojmë se nuk do të lejojnë ndonjë befasi dhe do të shkojnë tutje edhe pse Irani ka gjasa teorike.

Në grupin C, Franca është kualifikuar tutje ndërsa Danimarka duhet të sigurojë të paktën një pikë ndaj Francës sepse Australia me një fitore të thellë ndaj Perusë mund ta kalojë grupin.

Grupi F është më i paparashikueshmi edhe pse Meksika ka pozitën e parë me 6 pikë në rast se humbë nga Suedia, mund të rrezikohet, ndërsa kampioni në fuqi Gjermania me vështirësi  mposhti Suedinë dhe i ruan gjasat për kualifikim tutje. Në ndeshjen e fundit duhet të fitojë me rezultat bindës ndaj Kores së Jugut ose të shpresoj në dështimin e Suedisë ndaj Meksikos.

Grupi E është i përfunduar pasi që Anglia dhe Belgjika kanë siguruar kalimin tutje dhe njëkohësisht janë edhe kombëtaret me më së shumti gola të shënuar në këtë kampionat, bashkë me Portugalinë.  Nga këto kombëtare kemi edhe golashënuesit më të mirë të kampionatit:  Kean 5, Lukaku 4 dhe Ronaldo 4 gola.

Pas fitores së Kolumbisë ndaj Polonisë dhe barazimit të Senegali me Japoninë edhe në grupin H gjërat janë të pa qarta. Përveç Polonisë që është eliminuar tjerat kanë shans real për kualifikim.

Edhe në xhiron e tretë presim kalkulime pasi që kombëtaret pas fazës së grupeve e dinë edhe kundërshtarin e mundshëm në fazën e nokautit dhe do të mundohen t’i shmangen këtyre kombëtareve të forta.

Në fazën pas grupeve ndeshen 1A:2B, 1B:2A/   1C:2D,1D:2C/   1E:2F, 1F:2E/  1G:2H,1H:2G.

( Autori është mësimdhënës në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit ).

Asnjë koment

Comments are closed.