Xhubleta pranohet në UNESCO, Margariti: T’i tregojmë botës një copëz shqiptarie (VIDEO)
Përmes një videoje që ajo e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte të humbiste, tashmë është bërë pasuri e gjithë njerëzimit, njofton Klan Kosova.
“Nga kryeqendra e Marokut, Rabat, po ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jo-materiale sapo miratoi në formë unanime shpalljes e xhubletës dhe dijebërjes së saj si pjesë të listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në mbrojtjen e UNESCO-s”.
“Një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte dita e ditës të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjeshtë një relikte e së shkuarës”.
Sipas saj, me përfshirjen e xhubletës në këtë listë, ajo do të ketë të gjithë mbështetjen, jo vetëm të institucioneve shqiptare, por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri e të gjithë njerëzimit”.
“Për të ardhur në këtë ditë të sotme, janë dashur vite të tëra pune dhe gjej rastin të falënderoj çdo specialist, çdo bashkëpunëtor, çdo bartës të dijebërjes së xhubletës që pakursyer na kanë ndihmuar që jo vetëm ta plotësojmë një copëz dosje aplikimi, por t’i tregojmë mbarë botës një copëz shqiptarie”.
Historia na mëson se xhubleta shqiptare është e lashtë katërmijë vjet dhe tani ajo është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Ky lajm i mirë erdhi si dhuratë një ditë pas 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.