Ylli fiton betejën e parë
Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Më i miri te vendasit ishte Shawn Jones me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishte Antwan Scot me 28 pikë e katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me 29 pikë njofton FBK, përcjell GeP.

Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.
