Ylli i Lirisë është lënduar, pritet të mungojë tri javë
Fatih Karahoda, që konsiderohet një ndër futbollistët kryesor të sulmit të Lirisë së Prizrenit ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundit ndaj Dritës së Gjilanit,
Për këtë ai do të jetë jashtë fushave të gjelbra për tri javë.
Njoftimi konfirmohet nga faqja zyrtare e Lirisë në rrjetin social Facebook.
“Të shtunën në ndeshje me Dritën në Gjilan qendërsulmuesi ynë pësoi një lëndim në fytyrë. Pas ekzaminimit mjekësor Fatih Karahoda të martën (nesër) në QKUK në Prishtinë do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në mollëzën e fytyrës dhe pritet të jetë larg fushës së blertë për rreth tre javë. KF Liria i dëshiron Karahodës shëndet dhe kthim sa më të shpejt në fushë”, shkruhet në njoftimin e Lirisë.