Ylli pëson në Therandë
Prishtinasit fituan në Therandë. Sigal Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:76 (17:17, 26:26, 17:17, 9:16), në javën e 17-të të ProCredit Superligës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76.
Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime, njofton FFK.
Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje. / Gazeta e Prizrenit



