19-09-2024

Ylli prizrenas Muriqi ia prezanton Mallorcas fanellën që Liria e ka dizajnuar për të

Vedat Muriqi ka arritur majat e futbollit, ku po konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në La Liga.

Ylli nga Prizreni është një “mbret” te Mallorca, por asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, Muriqi shihet duke prezantuar fanellën e Lirisë, klubit të tij të fëmijërisë.

“Pirati ka marrë një surprizë shumë të veçantë. FC Liria ka përgatitur një fanellë përkujtimore për Vedat Muriqin”, ka shkruar Mallorca në Facebook.

Kujtojmë se Liria këtë vit do të bëj gara në Ligën e Parë pas një viti të dështuar në Superligë. /IndeksOnline/

El pirata ha recibido una sorpresa muy especial

El FC Liria preparó una camiseta conmemorativa para Vedat Muriqi. pic.twitter.com/Yg8Yee9oBF

— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 15, 2024

 

Asnjë koment

Comments are closed.