23-11-2024

“Yllka” kërkon që pretendimet për shkelje kontrate të paraqiten në gjykatë

Në reagimin e “Pedaksit” kritikohet postimi i kryetarit Mytaher Haskuka në raport me kopshtin “Yllka”, ku thuhet se numri një i Ekzekutivit lokal nuk e ka përmendur fare aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, gjë që është cilësuar si tendencioze dhe me qëllim të dëmtimit të “Pedaksit”.

“Lidhur me këtë çështje ju rikujtojmë se Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë një vendim me të cilin jua ka ndaluar mbylljen e kundërligjshme të kopshtit tonë. Ju lutem që të publikoni edhe vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në reagimin e “Pedaksit”, të publikuar në rrjetet sociale.

Asnjë koment

Comments are closed.