26-11-2024

Ymeri: SBASHK-u do ta vazhdojë grevën, shtesa nga Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me kërkesat e grevistëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse.

Ndërsa, sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri ka thënë se ndihma ekonomike e cila është bërë për shkak të inflacionit nuk ka të bëjë asgjë me kërkesat e grevistëve.

Ai është shprehur se greva në arsim vazhdon.

“Qeveria Kurti prej pakos emergjente i ka nda disa ndihma për shkak të inflacionit dhe s’ka të bëjë ajo kurrgjë me kërkesat tona. Për shkak të inflacionit e kanë bërë një ndarje të ndihmave ekonomike financiare. Kërkesa jonë ka qenë 100 euro rritje në pagën bazë deri në implementin e ligjit. D.m.th. s’ka të bëjë kjo kurrgjë me kërkesat tona dhe prandaj s’kemi asnjë arsye që të shqyrtojmë nëse do të tërhiqemi ose jo prej kërkesave. Greva vazhdon”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.