Zafa i bën thirrje qytetarëve të Prizrenit që të bashkohen rreth projektit “Shpresë për Prizrenin”
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që të bashkohen rreth projektit të tij dhe t’ia rikthejnë shpresën Prizrenit.
Kësisoj ai thotë se do të mbrohen vlerat qytetarë, kulturore, historike dhe institucionale nga degradimi që, sipas tij, i është bërë këtij qyteti nga njerëz të papërgjegjshëm.
Postimi i plotë i Berishës:
Të nderuar qytetar të Prizrenit,
Bashkohu edhe ti që t’ia rikthejmë shpresën Prizrenit, duke mbrojtur vlerat qytetare, kulturore, historike, politike dhe institucionale nga degradimi që i është bërë qytetit tonë viteve të fundit nga njerëz të papërgjegjshëm!