09-06-2025

Zafa “ndahet” nga NISMA, aktivitetin e vazhdon në subjektin e mëparshëm 

Zafir Berisha, ish-kryetar i degës së NISMA-s në Prizren, njoftoi se prej sot i ka ndarë rrugët me këtë subjekt, por aktivitetin do ta vazhdojë me subjektin të cilin e pati shkrirë në NISMAN e Limajt, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese!”, ka njoftuar ai.

Do theksuar se kohët e fundit ka pasur deklarata kontradiktore mes Limajt e Berishës për koalicion me Vetëvendosjen./ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.