29-10-2025

Zafa thotë se po negocion me PDK-në e VV-në në Prizren: Nesër i marr gërshërët të kovaçi

Bashkimi Demokratik i Prizrenit, i udhëhequr nga Zafir Berisha ka befasuar të gjithë me rezultatin e arritur për kuvendin komunal.

Ky subjekt do t’i ketë 3 këshilltarë në Kuvendin komunal të Prizrenit.
I kontaktuar nga IndeksOnline, Zafir Berisha thotë se është në bisedime me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje që po garojnë në balotazhin e 9 nëntorit.
“Jam në bisedime me dy partitë, brenda këtyre dy ditëve do të vendosim. Nesër i marr gërshërët të kovaçi”, ka thënë Berisha.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Berisha kishte marrë 3 mijë e 123 vota në garën për kryetar.
Nga ana tjetër, Shaqir Totaj i PDK-së pas numërimit të të gjithë rezultateve ka 41.45% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij në balotazh, Artan Abrashi i VV-së numëron 30.39% të votave.
Dega e LDK-së në Prizren nuk ka vendosur ende se si do të veprojë në balotazhin e 9 nëntorit.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/prizren-vv-e-aak-bashke-per-balotazh-c-deklaruan-abrashi-e-krasniqi/

Asnjë koment

Comments are closed.