Zafir Berisha: Çlirimi ka ardhur pas sakrificës të shumë gjeneratave
Kreu i Nismës në Prizren, ish-luftëtari i UÇK-së Zafir Berisha, në një dedikim kushtuar 22 vjetorit të çlirimit të Prizrenit, ka uruar të gjithë qytetarët.
Postimi i tij në Facebook:
“Çlirimi i Kosovës që ne sot e gëzojmë është mbi gjakun e shumë gjeneratave.
Ju sot jeni mjekë, juristë, ekonomistë, inxhinierë, mësues dhe mbi supe e keni shtetin i cili u bë me shumë mund, sakrifica e gjak.
Mos harroni se në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë gjatë luftës në Kosovë.
Ju sot jeni perspektiva e shtetit që vazhdon të luftohet nga Serbia dhe argatët e saj, me propaganda, linçime e shpifje në adresë të luftëtarëve të UÇK-së!.
Shteti i Kosovës duhet të bëhet dhe sot ju keni përgjegjësi ashtu siç patë bërë gjenerata juaj kur kapi armët për lirin e Kosovës gjatë vitit 1998/99!”/Gazeta e Prizrenit/