Zafir Berisha: Erdhi dita me pa hipokrizin e Albinit dhe VV
Ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ku sipas tij ata që ishin në gjendje që ta kallnin Kosovën në emër të ligjit, të drejtësisë e të patriotizmit, sot po ata janë ngritur kundër sundimit të ligjit.
Ja postimi i plotë i Berishës:
DEMOKRACIA NË RREZIK!!!
Ata që ishin në gjendje që ta kallnin Kosovën në emër të ligjit, të drejtësisë e të patriotizmit, sot po ata janë ngritur kundër sundimit të ligjit e ne mbrojtje të votave të kontrabanduara nga Serbia.
Ky është sinjali i parë, shumë i keq se në Kosovë është rezikuar liria, pavarësia e demokracia.
DEMOKRACIA DHE SUNDIMI I LIGJIT NË ASNJË VEND DHE AS NË KOSOVË, nuk mund të ndodhë nga ata që luftojnë per të grabitur vullnetin e sovranit me vota të kontrabanduara nga Serbia.
LVV-ja, duhet ti tregoi opinionit, sa vota u kanë humbur kandidatëve te saj nga ato vota të kontrabanduara?
Pse ajo po i mbron votat e kontrabanduara e të paligjshme të ardhura nga Serbia?
Mos vallë ajo po dëshiron me vota të kontrabanduara ta grabisë të qeverisurit në Kosovë?
Pse kjo parti që nuk i donte mallrat e ardhura nga Serbia, po i dëshiron kaq shumë votat e kontrabanduara nga ajo?
Këtë sqarim LVV-ja ua ka borgj qytetarëve të Kosovës, ka shkruar Berisha./tvprizreni.info/