Zafir Berisha: Lavdia u takon atyre që u sakrifikuan për Kosovë
“Për nder të “Epopes së UÇK-së” ishim për homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Para 21 vjetëve filloi fillimi i fundit të regjimit fashist të Serbisë, të regjimit, i cili kishte bërë një shekull gjenocid.
Me krenari e kujtojmë atë sakrificë dhe luftën heroike të familjes Jashari. Jemi sot për t’u përkulur para atyre që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ne si qytetar por edhe si institucione ndjehemi përgjegjës para kësaj sakrifice dhe para këtij gjaku të derdhur për Kosovë që të punojmë më shumë për shtetin e Kosovës për të ardhmen e fëmijëve të saj”, tha Berisha/tvpz/