Zafir Berisha me fjalë banale kundër Albin Kurtit, ja çfarë thotë kur i përmenden komandantët që u bënë milionerë
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate e ka ofenduar Albin Kurtin, kreun e Vetëvendosjes, derisa ka folur për komandantët që pasluftës u bënë milionerë, raporton Gazeta Express.
Berisha derisa ka folur për Kurtin tha se ka disa shqipfolës që nuk po lodhen duke sulmuar në mënyrë të padrejtë luftën e UÇK-së.
“Albini për komandantat vetëm mundet me ja dhanë ni zhiletë edhe me kry atë punën që duhet me kry, sepse poshtërsia më e madhe qëndron aty se për 20 vite është vjellë vner jo veç me Albinin se me këtë mas pakti, besoni se Serbia ka fillu me u lodhë t’u e sha UÇK-në dhe komandantat e disa shqipfolës ende s’po lodhen, imagjinoje ti, duke i sulmuar në mënyrë të padrejtë, se në fund të fundit duhet me e nda. Në rast se Zafa ka bo diçka pas luftës, çka ka lidhje komandanti me Zafën”, thotë ai.
Tutje, Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7 e ka quajtur Kurtin injorant.
“Soji i Albin Kurtit e injorantat si ai nuk rreshtin, edhe sot s’janë tu rresht. E mora si shembull, soji i tij. Mas pari niherë Albini dhe Glauku duhet me kallxu, që ai Isa dhe djemtë e tij, po qarkullojnë ende, djemtë e Isa Mustafës lidhen me Serbi me UDB e çka po di unë”, tha ai. /GazetaExpress/