25-01-2025

Zafir Berisha për impiantin e ujërave të zeza, prioritet për Nashecin e Prizrenin

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, gjatë një takimi me bashkëluftëtarë dhe mbështetës në fshatin Nashec, shpalosi prioritetet për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe infrastrukturore në këtë zonë.

Nasheci, i njohur si një nga fshatrat më turistik në Prizren, prej më shumë se 15 vitesh po përballet me një problem madhor: derdhjen e 50% të ujërave të zeza të Prizrenit në lumin Drin, afër këtij fshati. Ky problem ka ndikuar negativisht në cilësinë e jetës së banorëve dhe në ekosistemin e zonës.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot, në fsh. Nashecë me bashkëluftëtar dhe mbështetës të kualicionit e veprave të mëdha me nr 137!

Nasheci si një nga fshatrat më turisitik në Prizren, më shumë se 15 vite përballet me problemin, ku në lumin Dri afër këtij fshati derdhen 50% e ujrave të zeza të Prizrenit.

Ky problem ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ekosistemin përreth, prandaj ndërtimi i impjantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jezë prioritet i prioriteteve për ne si deputet.

Kjo do të realizohet me ndihmën e një investimi direkt nga Qeveria e re e Republikës së Kosovës, që do të udhëhiqet nga Koalocioni për Kosovën Fituese me nr 137, e cila do të mbështesë ndërtimin e një impianti të ri për pastrimin e ujërave, duke siguruar kështu një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë banorët dhe ekosistemin.

#veçvepra137#zafa14

Asnjë koment

Comments are closed.