Zafir Berisha: Policëve që janë rekrutuar nga viti 2021 duhet t’u bëhet testi i drogës
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kërkuar që policëve që janë rekrutuar nga vitit 2021 t’u bëhet testi i drogës.

Ai ka bërë me dije se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet si ai i Lipjanit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shprehur drojën e tij se ngjarjet e tilla mund të përsëriten në të ardhmen.