Zafir Berisha: Urime Shaqë fitoren, vërtetë koalicioni i pazargjinjëve të ka dhezë
Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka uruar Shaqir Totajn për fitoren, duke thënë se “ka rënë në një propagandë përçarëse”.
Berisha tutje ka falënderuar mbështetësit e BDP-së për “besnikërinë e treguar deri në fund”.

“Urime Shaqë fitoren, vërtetë koalicioni i pazargjinjëve të ka dhezën, bashkë me propagandën e ulët përçarëse në të cilën pate ra, për ndonjë votë më shumë! Nëse unë të kam kursyer, dije që pa i bë një vit ke m’u dhezë bashkë me pazargjinjët, sepse ata nuk janë Zafa. Votuesit e BD i faleminderoj nga zemra për besnikërinë e treguar deri në fund, dhe që nuk ranë viktima të propagandës përçarëse mbi baza rajonale, ku ra Shaqa dhe vazalët rreth tij” – ka shkruar Berisha në Facebook.
