Zafir Berisha në Piranë: Jo grande e subvencione për dajallar, teze halla e vllazni sikur ndodhi me regjimin në ikje
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate ne një tubim në fshatin Piranë, Zafir Berisha, theksoi angazhimin për të mbështetur fermerët me subvencione dhe grante që do të nxisin zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë, ndërsa “kundërshtoi grandet dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!”
Postimi i plotë i Berishës:
Sot, në Piranë me mbështetës të koalicionit për Kosovën fituese 137, nga Anadrinia e Prizrenit.
Prioriteti i kualicionit të veprave të mëdha 137, do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Por jo grande dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!
Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale.
Së bashku ja dalim!