23-11-2024

Zagrebi goditet nga një tërmet

Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra.

Fillimisht nuk është raportuar për të lënduar, por tërmeti ka rrënuar shumë objekte e ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë.

“Zgjati rreth dhjetë sekonda. Ka qenë më i fuqishmi që kam ndier ndonjëherë”, ka thënë një dëshmitar për Reutersin, duke shtuar se ky tërmet erdhi pas disa lëkundjeve më të lehta, transmeton Koha.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit. Deri tash, në Kroaci janë raportuar 206 raste me infeksion, ndërsa një person ka vdekur.

 

Asnjë koment

Comments are closed.