24-11-2024

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit nga Atmaxha

Djali i tyre, Arlind Gashi, ka ndërruar jetë duke i lënë familjarët me dhimbje të madh. Për rastin e rëndë kanë njoftuar dje familja dhe miqtë e të ndjerit.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Gashi ka vdekur katër ditë pasi është goditur nga një veturë  në Sllatinë.

I ndjeri ishte shofer i kompanisë së autobusëve të familjes së tij, dhe goditjen e rëndë e kishte marrë derisa ishte jashtë tij duke pushuar.

Bashkë me të janë goditur edhe dy persona të tjerë, por me lëndime të lehta.

Ndërkohë, Gashi, siç ka mësuar Gazeta Sinjali, është trajtuar fillimisht në Mjekim Intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas është transferuar në një spital në Turqi.

Atje edhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i dyshuar pas vendimit të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ende nuk dihet nëse i është caktuar ndonjë masë tjetër.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot (07.06.2024) në ora 14:30, ka njoftuar familja Gashi.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Djali jon i Shtrejti jon Arlind Gashi, varrimi i të ndjerit bëhet me datë 07.06.2024 në orën 14:30 ne varrezat e fshatit Atmaxh.

Zoti të shpërbleftë me Xhehnet, shpirtbardhë !”, thuhet në njoftim. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.