Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua sek*sua:lisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal!
Një i ri shqiptar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një turiste italiane në plazh.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se turistja italiane ndodhej në vendin tonë bashkë me një grup shoqesh, me të cilat mbrëmjen e kaluar ka qëndruar deri vonë jashtë në një subjekt pranë detit, duke konsumuar edhe alkool.
Ndërsa më pas ka dalë buzë detit, për t’u qetësuar, në shezllonet e një biznesi. Ajo është pikasur nga 26-vjeçari Leonardo Preza, i cili ka qenë punonjës sezonal në biznesin ku turistet kishin kaluar mbrëmjen.
Sipas dëshmisë së 18-vjeçares italiane, fillimisht Preza i është afruar për t’i folur, kanë biseduar për disa minuta, ndërsa më pas ai ka abuzuar me të, pavarësisht mospranimit të saj dhe thirrjeve për ndihmë.

“E shtyva disa herë, tentova me gjithë forcën time për të mos ta lejuar të kryente marrëdhënie me mua, por ai nuk u ndal. Më zhveshi me dhunë dhe abuzoi me mua”, raportohet të ketë deklaruar 18-vjeçarja.
Sipas hetimeve të deritanishme dëshmia e vajzës përputhet edhe me gjendjen e saj fizike dhe me dëmtimet që i ka shkaktuar 26-vjeçarit gjatë tentativës për ta larguar atë (dëmtime me thonj në duart e tij, fytyrë). Gjithsesi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Preza u arrestua mëngjesin e të shtunës. Sipas policisë, ai rezulton të ketë precedentë penalë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të së premtes.