Zbritet çmimi i karburanteve në Suharekë
Bëhet fjalë konkretisht për pompën ‘Labi’ në qytetin e Suharekës, në të cilën çmimet e derivateve kanë zbritur në 1 euro.
E gjithë kjo ulje e çmimeve po vjen si pasojë e debatit të fundit që po bëhet rreth çmimeve shumë të larta të karburanteve në Kosovë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Më këtë çështje sot është marrë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka takuar përfaqësuesin e naftëtarëve, prej të cilit ka kërkuar uljen e çmimit të naftës e benzinës dhe mbrojtjen e xhepit të qytetarëve të Republikës së Kosovës./Express/