19-12-2025

Zbulim i befasishëm nga Big Brother VIP Albania, ja kush është banori i parë

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nis zyrtarisht të shtunën, më 20 dhjetor, dhe pritet me padurim nga fansat anembanë trojeve shqiptare.

Të gjithë janë kuriozë për dinamikat dhe surprizat që do të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme të televizionit shqiptar.

Megjithatë, një zhvillim i papritur ka befasuar publikun: stafi i këtij edicioni ka zbuluar emrin e banorit të parë që do t’i bashkohet spektaklit.

Sipas njoftimit zyrtar, konkurrenti i parë është Angelo Haruni.

Ky lajm ka ngjallur dyshime dhe habi te komentuesit e shumtë, pasi zakonisht emrat e pjesëmarrësve mbahen sekret deri në nisjen e spektaklit dhe nuk zbulohen paraprakisht.


 

Asnjë koment

Comments are closed.