Zbulohen nga Policia nëntë vepra penale përmes gjurmëve të gishtërinjve
Nëntë vepra penale ka arritur t’i zbulojë Policia e Kosovës (PK), përmes marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet ku ishin kryer këto vepra.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie.
“Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, konkretisht zyrtarët e ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë gjurmët latentë të tërhequra nga disa vend-ngjarje ku ishin kryer vepra penale të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, pas identifikimit pozitiv dhe përpilimit të raportit të ekzaminimit të këtyre rasteve, janë njoftuar stacionet policore përkatëse, të cilat i kanë tërhequr këto raporte që do të jenë bazë për procedura të më tejme, konkretisht ngritjen e kallëzimeve penale ndaj kryerësve që deri tani ishin të panjohur.