11-09-2025

Zbulohet deklarim i pasaktë i origjinës së materialit ndërtimor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinor të mallrave që hyjnë në territorin e vendit, është identifikuar një rast i mosdeklarimit të saktë të origjinës së produktit gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës.

Ngarkesa në fjalë përbëhej nga materiale ndërtimore, konkretisht shufra çeliku, të deklaruara si me origjinë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të dokumentacionit, u vërejt mospërputhje mes deklarimit dhe gjendjes faktike të produktit.


“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në etiketat dhe mbishkrimet e produktit figuronin shtete tjera si vende origjine, konkretisht Algjeria dhe Turqia.”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Pas verifikimit të plotë, është konfirmuar se produktet bartnin etiketa të qarta me shënime të origjinës nga vendet e përmendura, si dhe mbishkrime identifikuese që lidhen me prodhuesit e atyre vendeve.

Asnjë koment

Comments are closed.