Zbulohet identiteti i të dyshuarit për spiunazh në Kosovë pas hetimeve disa mujore
Prokuroria Speciale njoftoi se pas hetimeve disamujore ka arrestuar H.S., i dyshuar për spiunazh.
Merret vesh se si arrestuari është Hysri Selimi, sipas Paparacit.
Sipas njoftimit, aksioni dhe arrestimi u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Me urdhëresë është kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale.
“Po ashtu, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale. Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.