25-06-2025

Zbulohet një grup i ri gjaku

Një grua franceze nga ishulli Guadeloupe është identifikuar si bartësja e vetme e një grupi të ri të gjakut, të quajtur “Gwada negativ”, ka njoftuar Agjencia franceze e dhurimit të gjakut.

“Njoftimi u bë 15 vjet pasi studiuesit morën një mostër gjaku nga një paciente që po u nënshtrohej testeve rutinë para operacionit”, ka njoftuar së fundmi Instituti Francez i Gjakut (EFS).

EFS sapo ka zbuluar sistemin e 48-të të grupeve të gjakut në botë, ka njoftuar agjencia. Ky zbulim u njoh zyrtarisht në fillim të qershorit, në Milano nga Shoqata Ndërkombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Shoqata tha se deri më tani janë njohur 47 grupe të gjakut.

Shkencëtarët kanë thënë se pacientja, 54-vjeçare, po iu nënshtrohej testeve rutinore para një operacioni kur u zbulua një antitrup i panjohur.

“Kjo grua është padyshim i vetmi rast i njohur në botë”, ka deklaruar Thierry Peyrard, ekspert dhe biolog mjekësor.

Emri “gwada negativ”, që i referohet origjinës së pacientes, u tha se tingëllon mirë në të gjitha gjuhët.

Asnjë koment

Comments are closed.