Zbulohet organizatori vra:sjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit
Organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit, raportohet se është zbuluar.
Sipas medias në Venezuelë të cilës i referohet Top Channel, në gusht 2022, ai themeloi kompaninë Hkg Colombian Sas në Medellín.
Në të njëjtën kohë, në Kolumbi ndodhej edhe një tjetër figurë kyçe e Kompania Bello, kosovari Remzi Azemi, i cili ishte arrestuar me Rexhepin në Ekuador, në 2014, por u lirua tre muaj më vonë.
Ai mori përsipër koordinimin e dërgesave të kokainës nga Guayaquil dhe u bë krahu i djathtë i Rexhepit.

Sipas inteligjencës evropiane, Azemi përdorte përkohësisht një automjet të blinduar me targë GSU-2041, i regjistruar në emër të Katrin Paola Ospino Fernández, partnerja e Rexhepit.
Ospino Fernández ishte aksionere dhe presidente e kompanisë Worldclass Ecuador, e cila merrej me turizëm, deri në korrik 2021, kur Rexhepi tashmë ishte arratisur në Kolumbi.