01-09-2025

Zbulohet shifra e transferimit të Zhegrovës te Juventusi

Anësori i përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, i është bashkuar Juventus-it në mënyrë të përhershme, duke nënshkruar një kontratë që e lidh atë me bardhezinjtë deri në vitin 2030.

26-vjeçari u zyrtarizua kete te hene, 1 shtator, te skuadra nga Torino, aty ku do te mbaje te veshur fanellen me numer “11”.

Zhegrova kishte preferuar Juventus-in mbi opsionet e tjera në treg dhe vetëm pak ditë më parë ai ishte pajisur me pasaportë shqiptare. Futbollistët nga Shqipëria cilësohen si lojtarë të BE-së në Itali dhe kështu nuk zënë vendet e kufizuara të ekstrakomunitareve.

Por, sa i ka kushtuar Zhegrova Juventus-it?

Sipas raporteve të fundit, Edoni do t’i kushtojë “Zonjës së Vjetër” 14.3 milionë euro, të cilat do të paguhen në katër këste, shkruan Albanian Post.

Kësaj shifre do t’i shtohen deri në 3 milionë euro në bonuse, si dhe 1.2 milionë euro në shpenzime të tjera. Pra, totali është më pak se 20 milionë euro.

Përsa i përketë pagës, thuhet se Zhegorva do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon në “Allianz Stadium”.

Asnjë koment

Comments are closed.