24-11-2024

Zejet e dikurshme të Prizrenit numërohen në gishta (foto)

Njëra nga rrugët e Prizrenit, “Saraçët” që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, përballë  “Urës së Gurit”, është emërtuar pikërisht shkaku i farkëtarëve të shumtë, por edhe zejeve të tjera që dikur ushtronin veprimtarinë nëpër dyqanet e vjetra njëkatëshe, ngjitas njeri-tjetrit me arkitekturën e tyre karakteristike.

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Aty jo vetëm që nuk janë zejtarët, por edhe dyqanet kanë ndryshuar pamjen. Shumica syresh tashmë janë dykatëshe, të riparuara e rindërtuara, ani pse janë munduar t’i ruajnë imazhet e vjetra.

Jo aq shumë larg në kohë, në Prizren dikur ka ekzistuar një numër i vogël i dyqaneve, pronarët e të cilëve kanë qenë të njohur për prodhimin karakteristik të brisqeve, kacave, pastaj të magjeve, të qilimave, qelesheve, filigranët, samarxhinjtë, pastaj pushkë punuesit dhe veprimtaritë tjera kësisoj.

Nga rreth 4.500 veprimtari afariste sa mendohet që aktualisht funksionojnë në komunën e Prizrenit, në këtë numër tashmë bëjnë pjesë vetëm edhe disa dyqane të vjetra.

Kohën e dikurshme, të cilën shumëkush e vlerësonte si “lezet i Perzerenit” tashmë ta kujton vetëm një dyqan që ndodhet në ballë të rrugës, e që ka ruajtur traditën e punimit të brisqeve nga brirët e buallicave dhe të deshve. Punimi me dorë i brisqeve, që ishin një mjet i adhuruar në xhepat e njerëzve, dikur e bënte të njohur Prizrenin.

Trashëgimtarët e familjes së njohur të Ali Prizrenit, thonë se këtë zeje e kanë trashëguar prej afro 8 dekadash si një lloj arti, që tashmë e punojmë vetëm sa për mbijetesë dhe vazhdim të traditës. Pronari i dyqanit të njohur për prodhim të brisqeve “Ali Prizreni”, që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm disa metra larg ‘Urës së vjetër të Gurit”, Shadan Shilik, tha se përkundër lehtësive të krijuara nga komuna ndaj këtyre veprimtarive, për shkak të mungesës së klientelës, kohët e fundit mezi po mbijeton. “Klientët tanë janë kryesisht të huajt, që shërbejnë në Kosovës, apo edhe ndonjë turist”, tha ai.

Shilik si vëshirësi tashmë përmend edhe sigurimin e lëndës së parë të prodhimit, pasi gjithnjë e më pak ka buaj, apo dejsh të cilët kanë brirë për prodhimin e brisqeve.

Në shoqatën e zejtarëve, thonë se numri zejtarëve tashmë është zvogëluar aq sa ata mund të numërohen në gishta.

Briskaxhiu që ka ruajtur traditën e familjes, si shembull për shuarjen e zejeve përmend rrugën ku ndodhet dyqani i tij, e që kishte marrë emrin “Rruga e Farkatarëve” në bazë të dyqaneve që kishte aty. Tashmë nuk ka asnjë të tillë dhe madje as shenjë apo ndonjë fotografi nga pamjet e vjetra.

Edhe familja Gjurgjeali e Prizrenit, ka traditë 150 vjeçare në prodhimin e qelesheve. Trashëgimtarët e saj, thonë se familja dikur siguronte të ardhura, por tashmë gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Sipas tyre koha ka bërë që ato t’i mbeten historisë, pasi edhe vetë konsumatorët, apo burrat e këtushëm gjithnjë e më pak mbajnë plisa.

Rezultate imazhesh për qeleshepunuesit ne prizren

Shitjet më të mëdha të këtyre produkteve bëhen në prag të festave kombëtare dhe të sezonit të dasmave, kur veshjet e dikurshme merren më tepër për suvenire.

Shkaku i mbijetesës, pronarët e dyqaneve zejtare thonë se janë detyruar të përziejnë veprimtarinë, duke mbajtur edhe artikuj modern. /GazetaePrizrenit.net/

Rezultate imazhesh për zejet e prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.