Zeka largohet zyrtarisht nga Suhareka
Sulmuesi kosovar, Mevlan Zeka është përshëndetur edhe zyrtarisht nga Suhareka.

Ai përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga klubi që ra nga Superliga e Kosovës pas një sezoni katastrofal.

“Sot mbyllet një kapitull shumë i veçantë për mua. Me përfundimin e kontratës dua të falënderoj nga zemra gjithë klubin, nga drejtuesit, trajnerët që punova te Suhareka, stafi dhe bashkëlojtarët”, shkruhet në postimin e bërë nga lojtari në rrjetet sociale
31-vjeçari shënoi 22 gola gjatë këtij edicioni në Superligë, duke e bërë atë si golashënuesin më të mirë.
Siç është mësuar tashmë, Mevlan Zeka pritet t’i bashkohet skuadrës së Ferizaj dhe tashmë pala kanë arritur marrëveshje./IO