10-09-2025

Zelensky pas rrëzimit të dronëve rusë nga Polonia: Duhet të ketë reagim të fortë, në të kundërtën përshkallëzimi rritet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas aksionit të Polonisë për rrëzimin e disa dronëve rusë.

Ai ka theksuar se duhet të ketë një reagim të fortë, përndryshe përshkallëzimi mund të rritet.

“Moska gjithmonë shtyn kufijtë e asaj që është e mundur, dhe nëse nuk has një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, tha Zelensky.


Presidenti ukrainas shtoi se sulmet e fundit ishin një hap tjetër i përshkallëzimit: “Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit – ‘Shahedët’ ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një ‘Shahed’ që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë.”

Ai përfundoi duke kërkuar përgjegjësi nga Rusia: “Rusët duhet t’i ndiejnë pasojat. Rusia duhet të ndiejë se lufta nuk mund të zgjerohet dhe do të duhet të përfundojë.”

Asnjë koment

Comments are closed.