Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Për këtë ka folur ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, njëherësh deputet i PDK-së, i cili ka theksuar se Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (e njohur si BIA serbe) do t’i bëjnë presion për informata sekrete.
“Është një situatë jo e zakonshme. Meqenëse Jankoviq është në hierarkinë e lartë e Policisë, është zëvendësdrejtor. Edhe pse ai në kompetencën e tij nuk ka departamente. Ai ka vetëm disa komisione dhe disa divizione. Sido që te jetë konsiderohet njëri nga personat e lartë në hierarkinë e larë të Policisë. Mendoj që do t’i bëhet presion shumë në lidhje me çështje sensitive. Tani varet se sa ka pasur qasje Jankoviq në informata sekrete. Mendoj që aspekti i sigurisë nuk do të ketë ndonjë efekt. Pasi ato që i di Jankoviq ato dihet në publik. Mirëpo, është një njeriu i dytë apo i tretë në hierarki dhe duhet të reagojë Qeveria”, ka thënë Qalaj, për RTV Dukagjini.
Qalaj ka treguar se bazuar në raste të kaluara ndër të tjera BIA serbe kërkon nga zyrtarët policorë se si funksionin dhe si është e shtrirë Policia e Kosovës.
“Ato kërkojnë të dinë për Policisë se si funksion, se si organizon, se si është e shtrirë. Kurse janë personat që marrin pjesë sikurse që ka ndodhur në veri e kështu me radhë. Tentojnë të marrin informata për strukturën për organizmin, për armatimin. Po ashtu tentohet tu bëhet presion edhe pse këta nuk e thonë që ata pastaj të japin informatave të vazhdueshme shërbimeve sekrete të Serbisë. Të jenë punonjës të tyre. Këtë e kanë bërë më shumë pjesëtarë të Policisë në kaluarën. Presion i tillë do të jetë edhe ndaj Jankoviqit”, ka shtuar Qalaj.
Qalaj ka thënë se ndalimi zv/drejtorit të Policisë nuk është hera e parë, pasi këtë e bën me vite shteti serb dhe për këtë duhet të reagohet nga institucionet e Kosovës.
“Po në fakt nuk është hera parë që punonjës të Policisë janë ndaluar nga Serbia. Ka vite që ata ndalohen vazhdimisht dhe intervistohen nga BIA serbe. Gjithmonë duke iu bërë presion dhe duke i kërcënuar se ata duhet t’i braktisin institucionet e Kosovës. Në këtë kontekst, sipas informatavek edhe Jankoviq është duke u intervistuar, si duket tashmë së fundi në Rashkë. Është diçka e papranueshme, meqenëse kjo po ndodhë pikërisht një ditë pas kur Kosova pati një sukses për anëtarësim në KiE”.