24-11-2024

Zëvendësimi i mësimit të humbur në Prizren, DKA dhe Sindikata me të dhëna kontradiktore

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut japin të dhëna kontradiktore rreth zhvillimit të sotëm të mësimit për plotësimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga ajo që shihet del se përjashtuar dy shkolla, për të cilat DKA thotë se kanë punuar në qytet, shkollat tjera nuk kanë vepruar kësisoj.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skënder Susuri përmes një reagimi në rrjetit social facebook është shprehur se në 20 shkolla të Prizrenit është zhvilluar mësimi për plotësimin e orëve gjatë grevës, ndërsa të tjerat kanë bojkotuar.

Susuri thotë se drejtorët e shkollave që nuk kanë zbatuar vendimin e Ministrisë së Arsimit do të “penalizohen”.  “Ne zbatim te Vendimit te Ministrit te Arsimit te dates 26.02.2019 per kompensimin e oreve te humbura gjate greves, sot me daten 23 mars 2019, u zhvillua procesi edukativo-mesimor ne 20 shkolla te Komunes se Prizrenit, ndersa ne shkollat e tjera nuk e kane zbatuar vendimin.

Sipas DKA-së, shkollat që kanë punuar janë: “Ibrahim Fehmiu” “Lidhja e Prizrenit” “Fatmir Berisha” “Hasim Maliqi”, Poslisht “Pjetër Mazreku”, Mazrek “Mushnikovë”, “22 dëshmorët, Randobravë “Lekë Dukagjini”, paralelja në Petrovë “Anif Muji”, Struzhë “Besim Ndreca”, Malesi e Re “Mithat Frashëri”, Krajk “Svjetllost”, Manistiricë “25 Maj”, Lubinje “Planjane”, Planjanë “Gerncare”, Gerncare “Sharr”, Jabllanicë “Dy dëshmorët”, Piranë “Sinan Thaçi”, Zojz, pjesërisht “Atmaxha”, pjesërisht “Izvor”, Lubinjë e Epërme, pjesërisht

DKA ka kërkuar nga drejtoret e shkollave qe nuk eshte zhvilluar mesimi, te dergojne kopjet e procesverbaleve te takimeve qe kane mbajtur me mesimdhenesit, referuar vendimit te Ministrise se Arsimit dhe DKA-se, per te deshmuar se kane qene ne nivelin e pergjegjesise te drejtorit”, shkruan Susuri.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e SBASHK-ut në nivel rajonal, sot thanë se derisa shkollat në qytet nuk kanë punuar, mësimi pjesërisht është mbajtur vetëm në tri-katër shkolla, si në fshatin Poslisht, dhe në lagjet: Arbanë dhe Jeta e Re dhe Theranda (ish Petrova).

Sipas tyre të hënën do të shikohen të gjitha procesverbalet e shkollave për të parë se në cilat shkolla është mbajturi mësimi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.