Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur takimin e 266-të më radhë, ku anëtarët e këtij institucioni kanë votuar për kandidatët e rekomanduar për kryetarë të gjykatave dhe gjyqtarë mbikëqyrës.
KGJK me 8 vota ka zgjedhur gjyqtarin Ilir Rashkaj në pozitën e Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec, i cili si kundërkandidat kishte gjyqtarin Betim Behluli, që arriti të marr vetëm 1 votë.
Në procesin e votimit të kandidatëve për Gjyqtarin Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Malishevë, nga votimi i nëntë anëtarëve të KGJK-së, gjyqtari Nehat Qelaj kishte mbledhur 5 vota, ndërsa kundër kandidati Njazi Morina, kishte 4 vota.
Kësisoj, gjyqtari Qelaj është zgjedhur Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Malishevë. /Drejtësia Sot.