Zgjedhen prorektorët e Universitetit “Ukshin Hoti”
Në mbledhjen e mbajtur të martën, udhëhequr nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, Këshilli Drejtues ka zgjedhur prorektorët:
Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj – Prorektore për buxhet, financa dhe infrastrukturë.
Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan – Prorektore për marrëdhënie me jashtë dhe ngritje të cilësisë.
Zgjedhja e tyre është bërë me propozim të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, pas konsultimit të Senatit sipas dispozitave statutare. Prorektorët e zgjedhur, Kryesuesi, Rektori, anëtarët e këshillit drejtues dhe Sekretari i përgjithshëm i uruan për detyrën duke ju dëshiruar suksese në punën e tyre.