25-11-2024

Zgjedhjet e 17 tetorit-mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për këtë proces zgjedhor, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.Kryetari i KQZ-së, Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielën.

Derisa theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.Në këtë konferencë, Laura Pula nga Prokuroria e shtetit ka thënë se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë.“Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ajo.

Kemi 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që mundësojnë këtë”, tha Pula.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.
Ai tha se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3552 zyrtarë policorë.

Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtarë kujdestar në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve.

Asnjë koment

Comments are closed.