25-11-2024

Zgjedhjet kanë zgjuar interesim të madh nëpër nëndegët e PDK-së në Prizren

Procesi zgjedhor brenda PDK-së në Prizren, vlerësohet se po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, të përcaktuar nga ana e Komisionit Lokal Zgjedhor, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas Samir Hoxhës, kryetar i komisionit lokal zgjedhor në Prizren, në rrjedhën e procesit zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar në të gjitha Nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Degën e PDK-së në Komunën e Prizrenit, po mbizotëron entezuiazëm i madhë i anëtarësisë, i simpatizantëve, aktivistëve, për të zgjedhur strukturat drejtuese, kryetarët e nëndegëve, kryesitë si dhe, delegatët për Kuvendin zgjedhor në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren. Ndër të veçantat e këtij procesi të suksesshëm zgjedhor, brenda partiak, është fakti se, përveç strukturave të deritanishme, po funksionalizohet procesi i prurjeve të reja në PDK, faktor ky i rëndësishëm per forcimin kuadror dhe veprues të PDK-së në Prizren.

“Procesi shumë demokratik, dhe transparent i zgjedhjeve nëpër Nëndegët e PDK-së, në Komunën e Prizrenit, po e forcon bazën kuadrore, me anëtarë të rinj të arsimuar, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët, gëzojnë autoritet, respekt për punën e tyre, për aftësitë profesionale, dhe përcaktimin e vendosur politik, për të qenë pjesë e organizimit, dhe veprimit politik të PDK-së”, ka thënë ai.

Sipas tij është inkurajues fakti se në krye të Nëndegëve të PDK-së, janë zgjedhur kandidatë me potencial të dëshmuar kombëtar dhe profesional si dhe, ka përzgjedhje solide të grave në strukturat më të larta në krye të Nëndegëve.

Gjatë këtyre ditëve, dhe javëve, procesi zgjedhor është zhvilluar dhe është përmbyllur me sukses në mbi 20 Nëndegët e PDK-së në Komunën e Prizrenit, duke përfshirë në atë proces zgjedhor rreth 2.600 delegatë dhe delegate, të cilët me kulturë transparente politike, kanë përzgjedhur strukturat e reja drejtuese të Nëndegëve përkatëse./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.